Edhe një veturë tjetër e djegur me targa RKS

Të martën e tetë nëntorit, Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e një veture tjetër me targa RKS në Veri të Mitrovicës

Ilustrim





Një tjetër veturë me targa RKS në Veri të Mitrovicës është djegur të martën e tetë nëntorit.

Vetura ishte pronë e një qytetareje serbe me banim në komunën e Zveçanit, ka njoftuar policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Në zonën rajonale të Mitrovicës Veri i vihet zjarri një veture me targa RKS Prishtinë, 8 nëntor 2022 Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet.

“Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore. Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale”, vijon njoftimi.

Edhe të mërkurën e dy nëntorit, një veturë e tipi Hyndai me targa RKS, është djegur në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet se vetura është e një personi të komunitetit serb.

“Policia e Kosovës, më 02 nëntor, në orën 03.34 (pas mesnate) përmes linjës telefonike ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture të tipit Hyndai me targa RKS, pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, nga komuna e Zubin Potokut”, thuhet në njoftim.

Hiç më larg se në mesnatën e 26 tetorit, një automjet i tipit Volswagen Bora është djegur në Leposaviq. Pos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja thuhet se është ndërlidhur me regjistrimin e automjetit në targa RKS, dhe se i njëjti automjet është djegur me qëllim nga autorë të panjohur.

Por, ky nuk është rasti i vetëm.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 19 shtator kishte njoftuar se një oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale. Të njëjtat i kanë djegur veturën, pasi oficeri në fjalë e kishte regjistruar me targa legale të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika