Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe të mërkurën e 17 janarit do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duke filluar nga ora 09:30, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari me kodin W01493 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Nga e hëna ka filluar dëshminë dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493.

Ky dëshmitar i mbrojtur ka dëshmuar përmes video-lidhjes.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi, ndërsa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse, dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, i kanë mohuar akuzat në tërësi e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika