Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Edhe sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së me fillim nga ora 15:00

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të vazhdojë edhe sot nga ora 15:00.

Ndryshe, dëshmitari i mbrojtur W04444, i cili pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, ishte dëshmitari i 35-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, i cili kishte dëshmuar gjatë ditës së djeshme më 13 nëntor.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë janë paraparë të mbahen katër seanca.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika