Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Në Hagë pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala

Pjetër Shala

Në Hagë, edhe të martën e dy majit, pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Sipas njoftimit të bërë nga Dhomat e Specializuara, seanca do të fillojë në ora 09:00.

Ndryshe, dëshmitari i pestë me kodin 10 në rastin e Pjetër Shalës, para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), tha se Shala ka hyrë dhe ka dalë nga shtabi logjistik në Kukës pa kërkuar leje nga askush.

Kur u pyet nga mbrojtësi i viktimave, Simon Lawsse cila kishte qenë arsyeja që ai kishte mundur të hyjë dhe të dalë pa leje nga aty, pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes, por që kjo pyetje u lejua nga trupi gjykues.

Por, në momentin e përsëritjes së pyetjes, dëshmitari tha se përgjigja është e saktë, por që ai nuk e dinte a ka pasur leje apo jo Pjetër Shala.

Me këtë përgjigje, reagoi edhe kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja  Mappie Veldt-Foglia, e cila tha se edhe për të është e paqartë pasi një herë thuhet se Shala nuk kërkonte leje e më pas që nuk e dinte a kishte leje apo jo, duke kërkuar që ai të sqarohet.

E që më pas, dëshmitari u kthye në fjalinë që kishte thënë për herë të parë.

Ballafaqimi i dëshmitarit me deklarimet e mëhershme nga ana e mbrojtësit të viktimave dhe pyetje tjera eventuale janë bërë në seancë private.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet ndaj dëshmitarit, i cili pohoi të ketë parë personalisht Hafir Hoxhën dhe Sabit Gecin në shtabin e logjistikës në Kukës në muajin e pestë dhe të gjashtë të vitit 1999.

Ai po ashtu tha se kishte takuar një ushtar me emrin Bedri në këtë vend, por përgjigjet ndaj pyetjeve për të u cilësuan me përmbajtje të redaktuar nga ana e DhSK-së.

Kurse, nga ana e mbrojtjes është kërkuar diskutimi i dy çështjeve, njëra që sipas avokatit mbrojtës, Mohamed Hédi Aouini, ka të bëjë me persona të mbrojtur dhe pika dy që ka të bëjë me akuzën për bashkëkonspirator që pretendohet, e që edhe për këtë diskutim është kaluar në seancë private.

Ndërkaq, gjatë kësaj seance, Pjetër Shala ka kërkuar nga ana e gjykatës që t’i lejojë kohë për konsultim me mbrojtësit e tij, andaj edhe marrja në pyetje e dëshmitarit nga ana e mbrojtjes do të bëhet ditën e nesërme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika