Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, edhe të enjten e 6 qershorit do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit nga DHSK-ja, seanca do të fillojë nga ora 09:00.

Dje ka vazhduar dëshminë gazetari, Nuhi Bytyçi.

Pyetjet për dëshmitarin do të vazhdojnë edhe sot, ndërsa mbrojtja e Krasniqit përmes avokates Venkateswari Alagendra tha se do të mundohen të shfrytëzojnë gjysmë ore më pak sesa kishin parashikuar për kundërpyetjet e tyre.

Megjithatë, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se ka mundësi që sot të përfundojë edhe dëshmia e dëshmitarit të parë rezervë, i cili është paraparë të jetë gati për këtë javë, mirëpo për të dytin tha se nuk do ta kenë këtë javë.

Sot pritet ta përfundojë dëshminë dëshmitari, Nuhi Bytyçi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika