Edi Rama dënon sulmin ndaj Sali Berishës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar aktin e dhunës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u sulmua gjatë të martës në Tiranë. Nga zyra e Kryeministrisë së Shqipërisë kanë thënë se kushdo që përdor dhunë, duhet të përballet me forcën e ligjit

Sali Berisha, kryetari i Patisë Demokratike në Shqipëri





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar aktin e dhunës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u sulmua gjatë të martës së 6 dhjetorit në Tiranë.

Zyra e Kryeministrisë së Shqipërisë, përmes një reagimi, ka thënë se kushdo që përdor dhunë duhet të përballet me forcën e ligjit.

“Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë, shkruan abc news.

Ndryshe, Sali Berisha u sulmua mesditën e së martës, teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të marrë pjesë në protestë.

Berisha kishte kërkuar që personi, i cili e ka sulmuar atë, të lirohet.

“Lirojeni mjeranin që më goditi”.

Kjo ishte thirrja e Sali Berishës ndaj autoriteteve, për të riun, Gerti Shehu, që e goditi me grusht mesditën e së martës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika