Edi Rama e bën të ditur emrin e kandidatit për president të Shqipërisë

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. ka bërë të ditur emrin e kandidatit për president të përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Sic raporton Top Chanel, Bajram Bega, shef aktual i Forcave të Armatosura është kandidati të cilin do ta propozojnë partia e Edi Ramës.

Sipas kryeministrit Rama, se PS-ja ka vendosur që Shqipërisë t’ia japë një president i cili nuk i takon asnjë partie politike e sidomos partisë në pushtet, PS-së.

“… e kemi ridiskutuar dhe kemi dakordësuar që PS i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë, i cili ka pasur 26 kandidatura për të arritur në konkluzionin që do të mbështesë Bajram Begën, shefi aktual i Forcave të Armatosura për të qenë president i Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja e PS-së, ku po diskutohej për pozitën e presidentit, zgjati më shumë se dy orë, dhe sipas kryeministrit Rama, u diskutuan rreth 26 kandidatura të mundshme. Sipas Ramës, u eliminuan të gjithë ata kandidatë që kishin lidhje me Partinë Socialiste, edhe pse sipas tij ishin njerëz me kredibilitet.

Kandidatura e Bajram Begës të shtunën do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit, ku do të nevojiten 20 nënshkrime, që të marrë të drejtën të futet në votim për deputetët.

Kush është Bajram Begaj?

Bajram Begaj ka lindur më 20 mars 1967, në Rrogozhinë të  Shqipërisë

Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1989 dhe u bë oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Ka marrë poste të ndryshme kuadrosh dhe komanduese në nivele të ndryshme.

Begaj ka mbaruar Kursin e Lartë për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Shkollën e Avancuar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe Specializimin pasuniversitar në profilin Gastro Hepatologji, në Tiranë; Kursi i Menaxhimit Spitalor dhe Kursi Strategjik i Udhëheqjes Mjekësore, në SHBA.

Bajram Bega, shef aktual i Forcave të Armatosura

Ai ka përfunduar Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, në Shkollën Pasuniversitare Detare (Instituti i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes), në SHBA, dhe Seminarin e Lartë Ekzekutiv, në Marshall Center, Gjermani, si dhe kualifikime të tjera ushtarake.

Begaj ka përfunduar Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë, në Shqipëri dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika