Edi Rama: I bëj thirrje Vuçiqit të mos ushqejë grupet e caktuara në veriun e Kosovës

Në konferencën e mbajtur për shtyp me kryeministrin e Spanjës, kryeministri i Shqipërisë ka folur dhe për tensionet në Mitrovicën e Veriut,. Sipas tij, Kosova ka të drejtë që të zbatojë marrëveshjet dhe të ushtrojë sovranitetin e saj territorial

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Të hënën e 1 gushtit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur konferencë të përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Në këtë konferencë kryeministri i Shqipërisë ka komentuar ngjarjet që ndodhën të dielën e 31 gushtit në veri të Kosovë, që përfshijnë bllokimin e pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.

Sipas Edi Ramës, Kosova ka të drejtë që të zbatojë marrëveshjet dhe të ushtrojë sovranitetin e saj territorial, dhe se presidenti i Serbisë nuk duhet të ushqejë grupet e caktuara në veri.

“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhem me vetë Spanjën, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi me shqiptarët në Kosovë, por sidoqoftë kemi diskutuar”.

Rama ka shtuar se marrëveshjet e dakorduara janë për t’u plotësuar.

“Ne e përshëndesim marrëveshjen për shtyrje të marrëveshjes, të cilën e ka mbështetur edhe Borrell. I bëj thirrje presidentit të Serbisë të mos ushqejnë grupe të caktuara në veriun e Kosovës që i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje e vlefshme të zbatohet për t’i dhënë më shumë besueshmëri zbatimit të marrëveshjeve”, u shpreh Rama.

Njësi të shumta policore të Kosovës nisen drejt Mitrovicës (Video)

Ndizen sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika