Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës para deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë ka thënë se Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në arenën e madhe evropiane.
“Kanë kaluar më shumë se 10 vjet kur pata nderin e madh t’i adresohem kësaj salle nga kjo foltore si kryeministër i sapozgjedhur i Shqipërisë. Dhjetë vite janë shumë pak në jetën e një kombi, por janë shumë në jetën e një individi. Gjithsesi kjo dekadë ka qenë vendimtare, për ne. Në anën tjetër të bjeshkëve në Shqipëri, dhjetë vite të një kthese të madhe me sakrifica e mundime të mëdha ku s’kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësive natyrore, që nga përmbytjet deri në një tërmet shkatërrimtarë e një pandemi globale. Por kur përtojë sot habinë e miqve dhe vizitorëve gjithnjë e më shumë të mrekulluar nga transformimi i Shqipërisë këto vite, them ia kanë vlejtur të gjitha mundimet, sakrificat e gurët e balta në reforma e punëve të ndryshuara të gjithanshme, që po e bëjnë Shqipërinë më në fund vendin evropian që s’u bë dot për aq shumë vite sa kur e mendon se çfarë malesh me kohë janë tretur në mjegullën e historisë sonë s’mund të mos rizgjohesh herët çdo mëngjes për t’u përpjekur të shtosh edhe më shumë ritmin e shpejtësisë së ngjitjes drejt majës së lartë, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Evropës së bashkuar, e fëmijët e Shqipërisë e Kosovës s’do të merren më kurrë peng nga e kaluara jonë e përbashkët tragjike”, deklaroi Rama.
Ai tha se përpara pak kohësh erdhi në Tiranë misioni i NATO-s për të parë nëse kandidatura e Shqipërisë për 2027 plotëson kushtet me infrastrukturë dhe logjistikë. Përshtypjet e tyre ishin të jashtëzakonshme, e të paimagjinueshme se çfarë u ndërtua këto 10 vite.
“Presim me plot besim që në Samitin e Hagës vitin e ardhshëm Shqipëria shpallet vendi mikpritës i NATO-s për vitin 2027. Ai vit është objektivi historik në planin tonë të përbashkët historike e strategjik për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE. Shqipëria ishte një dele gjysmë e zezë e gjysmë gri që se merrte seriozisht askush jashtë kufijve të saj. Vitin e ardhshëm në maj Samit i komitetit evropian do të mbahet në Tiranë ku mirëpresim udhëheqësit e 700 milionë banorëve, nga Londra në Ankara, nga Kievi në Lisbonë e të tjerë. Kështu Shqipëria do të jetë përsëri epiqendra e një momenti të rëndësishëm të jetës politike evropiane, e çka më mbushë me energji e besim e frymëzim është fakti se tanimë nuk jemi figurantët e dikurshëm të fotografive familjare të BE-së, por jemi anëtarë aktiv të respektua të saj për një rol sa të vetëdijshëm për peshën modeste të vendit tonë në arenën e madhe, aq edhe të rëndësishëm e përcaktues për rajonin tonë që sot më shumë se asnjëherë ka një domethënie të posaçme për Evropën e nesërme”, shtoi ai.
Edi Rama tha se 20 vjet më parë në vitin 2004 presidenti gjithnjë më i pranishëm në mungesën e tij në jetën politikë të shqiptarëve, Ibrahim Rugova tha diçka edhe për ne sot, duke na kujtuar se “Objektivat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë janë integrimi në BE, NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të”. E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Evropës dhe botës he kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane. Këto fjalë kaq të thjeshta që në fakt na duhen e na mjaftojnë për të mos e humbur nga sytë objektivin historik të bashkimit përfundimtar me familjen evropiane, të të dy shteteve tona.
“E për të mos ë hequr nga mëndja se këtë shanc historik shqiptarët mund të shfrytëzojnë me sukses vetëm si trimi i mirë me shokë shumë. Ndërkohë që Shqipëria ecën tani me hapa të shpejtë, e të pandalshëm për t’u bashkuar me Evropën, parafytyrojeni se sa më krenar do t’i bëjmë gjithë shqiptarët anembanë e çfarë nderi më të madh do t’i jepnim forcës së shqiptarisë kudo ku shqiptarët jetojnë sikur në këtë udhëtim të ishim krahë për krahë me Kosovën, sikurse dhe Kosova të shkëlqente njësoj ndërkombëtarisht, e të hidhej njësoj vallja e lirisë. Sikur në sovran e Ballkanit të ishim së bashku, në krye të vendit si një shëmbëlltyrë dinamike e një mishërim i vlerave evropiane, në këtë rajon ku mos harroni kurrë jemi i vetmi komb që fletë një gjuhë, po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime e zjarrtë e patregueshme dot me fjalë është të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për BE e tjetri në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilët sot janë një absurditet absolut”, tha Rama.
Rama theksoi se bashkë me presidenten Osmani kërkuan largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës.
“Në Samitin me BE-në dy ditë më parë kemi këmbëngulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të mos digjen. Duhet të jemi dorë për dorë, paqedashës e paqeruajtës, për të ruajtur dora dorës edhe skeptikët më të mëdhenj në BE për absurditetit të rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran. Barra e fajit për dialogun evropian duhet t’i bjerë e gjitha, vetëm Serbisë e kurrsesi s’duhet të lejojmë që qoftë edhe një gram t’i bjerë Kosovës. Duam që Kosova të njihet nga të gjitha vendet evropian që ngurrojnë të pranojnë realitetin e pakthyeshëm e të pandryshueshëm të pavarësisë, përfshirë këtu edhe Serbinë të cilën Kosova e mundi me luftë këtu e 20 vjet më parë e s’ka më asnjë arsye që të lidhet me të në asnjë formë fati evropian i sa”.
“Kosova e uli në gjunjë 25 vjet më parë, e tani duhet ta lë në bisht Serbinë. Do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk udhëtojmë, pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot as nesër asnjëherë. Kështu mendojmë të gjithë. Vetëm bashkë”.