Edi Rama: Nga 1 Maji shërbimet bëhen pa sportele

“Më 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Të gjitha shërbimet bëhen digjitale”

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë deklaroi me 27 prill se “Më 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Të gjitha shërbimet bëhen digjitale”, gjatë një aktiviteti informues për mbylljen e sporteleve të shërbimeve publike dhe digjitalizimit të tyre.

“Janë 7 milionë euro që janë kursyer nga sportelet që harxhoheshin për të marrë letra. Është e padrejtë që njerëzve u vazhdohet dhe u jepen certifikatë letër”, ka thënë kryeministri Rama.

Platforma është gati sipas kryeministrit Rama, shërbimet do mund të përdoren në mënyrë të lehtë, përmes celularëve.

“Nuk ka nevojë të lëvizë qytetari nga vendi. Mjafton të hyjë te platforma dhe ka marrë shërbimin”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë ka përmendur edhe njohjen e patent shoferit shqiptarë nga Gjermania.

“Ka pasur leje drejtimi që janë dhënë në mënyrë të parregullt, kjo e bënte të pamundur që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë”, theksoi ai.

Rama ka bërë me dije se digjitalizimi i shërbimeve e bëri të mundur njohjen e patentave nga gjermanët.

Shqipëria është renditur e 17-ta për shërbimet digjitale.

Rama po ashtu përmendi edhe punonjësit e sporteleve ku për ta u shpreh se do të vazhdojnë punën e tyre me plotësimin e dosjeve të kërkuara online nga qytetarët.

Ky premtim nga Rama ishte bërë që në zgjedhjet parlamentare të 21 prillit 2021.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika