Edi Rama operohet nga “zorra qorre”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apandesitit apo siç njihet si zorra qorre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është operuar në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Kryeministri Rama i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apandesitit apo që ndryshe njihet si “zorra qorre”.

Siç është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit gjendja e tij është e mirë dhe e qëndrueshme.

Ndërhyrja kirurgjike është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Rama iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT”, thuhet në njoftim.

Ndërhyrja është konsideruar e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e mirë.

Njoftimi i plotë:

Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendesit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika