Edi Rama pret në takim ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias

Përmes një postimi në rrjetet sociale Twitter, ministri i jashtëm grek Dendias ka thënë se marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe përspektiva e Shqipërisë në BE ishin disa nga temat e diskutuara në takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së hënë ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Twitter, Dendias ka thënë se marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe përspektiva e Shqipërisë në BE ishin disa nga temat që u diskutuan në takim.

“Në përfundim të vizitës sime në Tiranë, u takova me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam mbi marrëdhëniet dypalëshe, perspektivë e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale”, ka thënë Dendias në Twitter.

Më herët, gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me homologen Olta Xhaçka, Nikos Dendias ka thënë se Greqia mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Dendias: Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika