Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët në Pogradec ka thënë se mund të ketë reduktime të energjisë elektrike.
Kjo si pasojë që Shqipëria nuk ka mundur të sigurojë sasinë e nevojshme të energjisë elektike.
Edi Rama gjayë takimit në Pogradec ka njoftuar se plani i emergjencës për kursim të energjisë elektrike do të zbatohet vetëm në rast emergjence.
“Shitej 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro. Sot e një vit përpara është shitur midis 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që ne nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kishim nevojë. Kjo është sfida e përditshme”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Kush thotë dua investime, duhet të ketë parasysh që ne këtë diferencën e tmerrshme mes 90 dhe 600 do ta paguajë buxheti i shtetit që mos e paguajnë bizneset e vogla. Unë e kam thënë që ditën e parë, nëse do vijë dita që ne do duhet të prekim energjinë dhe t’u themi njerëzve se fatura t’u rrit, aty do fillojnë ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo kohë që jetojmë dhe fakti që kjo nuk ndodh është sepse qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë”.
Mes tjerash Rama ka shtuar se kjo është një fazë shumë e vështirë.
“Shpresojmë që gjërat të normalizohen, por ne duhet të punojmë duke menduar që gjërat do bëhen me keq dhe më e keqja është të rritet më shumë çmimi dhe mos të ketë fare në treg. Është përgatitur hapi tjetër për fashën më të lartë dhe ndërkohë është përgatitur edhe plani i shkurtimeve. Është plan emergjence, nuk është sot, por njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të kursejnë”, u shpreh Rama.