Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar ShBA-të për Ditën e Pavarësisë.
Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënon 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Mirëmëngjes dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100- vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebiook.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë është hapur më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i ngarkuar me punë dhe i pasuar nga ambasadori i SHBA-së Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

Në ceremoninë historike në vitin 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, Ndihmëssekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc ka thënë: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti [Udrou] Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar”.
Rejmond G.H. Saite ka shtuar se marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.