Edona Osmani shpalos detaje për festivalin “Beer and Wine”

Edona Osmani nga Festivali i “Beer and Wine” ka thënë se do të mbahet edicioni i 14 që do të organizohet dhe do të jetë vetëm për +18-vjeçar.

Osmani ka thënë se hapjen e këtij festivali do ta bëjë artistja e njohur, Dafina Zeqiri.

Ajo ka shtuar se brenda këtij festivali do të prezantohen brende të ndryshme të birrës dhe verës, si dhe do të ketë performancë të artistave të rinj.

Osmani ka thënë se gjatë këtij festivali nuk lejohen që vizitorët të kenë pajisje që shkaktojnë panik te të tjerët, por as edhe aksesorë p.sh çanta të mëdhaja, çanta shpine etj.

“Dafina Zeqiri do të bëjë hapjen. Janina, Klajdi, Bruno, Haruni dhe do të ketë artista të rinj sikurse David Dreshaj, Liri etj. Hyrja do të bëhet me bileta, ndërsa 5 euro është çmimi për tri ditë dhe blihet vetëm njëherë. Ka dhe dy tezga të vendosura te Rruga B, saktësisht te rrethi dhe në shesh te Ministria e Kulturës. Brendet e birrës janë mbi 40 brende që janë bashkuar për të qenë pjesë e festivalit. Dhe produktet e tyre janë me çmime promocionale, duke filluar nga 1 euro”, shtoi Osmani.

“Sa i përket kontrollës për të hyrë në festival, nuk lejohen qantat e mëdhaja apo të shpinës, duhet mjetet e identifikimit si dhe nuk lejohen pajisje që mund të shkaktojnë panik te të tjerët. Por edhe bileta është si një lloj kontrolle. +18 mosha, por ka raste edhe kur lejohen 17-vjeçarë, por që ka shoqërues nga familja. Çdo vit organizohet te Platoja mbi Pallatin e Rinisë”, tha ajo.

Për vizitorë, përpos koncertit, do të ketë edhe aktivitete të tjera me lojëra të ndryshme.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika