Edward Joseph: Çelësi i zgjidhjes së krizës në Kosovë qëndron te katër shtete të NATO-s

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se çelësi i zgjidhjes së çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë qëndron te katër shtete të BE-së, të cilat janë edhe anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin Kosovën

Edward P. Joseph

Ish-zëvendëshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se çelësi i zgjidhjes së çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë qëndron te katër shtete të BE-së, të cilat janë edhe anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin Kosovën.

Joseph në një intervistë për “Al Jazeera” ka thënë se nëse Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia e njohin Kosovën, atëherë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më nuk do ta kishte një “levë” aq të fortë në duart e veta. Po ashtu, Joseph ka thënë se nëse Ukraina e njeh Kosovën, do të ishte katalizator.

“Problemi vjen brenda BE-së. Është fakti se katër shtete të NATO-s, që janë edhe pjesë e BE-së, si Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja, nuk e njohin Kosovën. Dhe me kushtet që i kanë për njohje, pasi Serbia ta njohë Kosovën, kjo i jep Vuçiqit gjithë levën, e ai nuk është i interesuar ta zgjidhë çështjen. Ai po e shkel vazhdimisht marrëveshjen që u bë në mars, që është formë e njohjes de facto, por nuk po dëshiron ta zbatojë”, ka thënë Joseph.

Joseph ka thënë se situata e së premtes në veri është serioze, porse nuk është afër të shpërthejë, duke shtuar se Kosova ka të drejtë të shtrijë kontrollin në veri, porse “ka një padurim në Prishtinë për të bërë këtë”.

“Kryeministri Albin Kurti nuk e respektoi atë nevojë për koordinim me partnerët ndërkombëtarë, ndonëse formalisht e ligjërisht ka të drejtë. Për këtë erdhën kritikat e ashpra nga SHBA-ja”, tha Joseph.

Joseph ka thënë se ndërkombëtarët kanë mungesë “leve” ndaj Vuçiqit.

“Kosova është pala më e vogël, më e lehtë , më afër SHBA-së dhe më lehtë të kontrollosh e t’i bësh presion. Por, nuk ka presion ndaj Beogradit e Vuçiqit që po e përkrah Rusinë, duke shkuar kundër BE-së. E sërish kjo është për shkak të vizioneve brenda BE-së, brenda NATO-s sa i përket Kosovën. Po të kishte një pozitë të bashkuar, nëse ato katër shtete do ta njihnin Kosovën, atëherë do të kishte zgjidhje të shpejtë të çështjes”, u shpreh Joseph.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika