Efektet e sanksioneve ndaj Rusisë

Ushtria ukrainase ka njoftuar se kompania që prodhon dhe riparon tanket ruse, ka pezulluar punën në fabrikën e saj në pjesën qendrore të Rusisë, në Chelyabinsk, për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Në një postim në Facebook, Gjenerali i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka njoftuar se fabrika Uralvagonzavod ka pezulluar punën, për shkak të mungesës së komponentëve që prodhohen jashtë Rusisë.

Nga Inteligjenca Ukrainase është bërë e ditur se kjo fabrikë vazhdimisht përdor komponente të Perëndimit për prodhimin dhe riparimin e tankeve.

Sanksionet e vëna nga shumica e shteteve perëndimore kanë filluar të kenë efekt në ekonominë ruse.

Rusia e mohon, por SHBA është e bindur për një pushtim të afërt të Ukrainës  - Albeu.com

Në anën tjetër,  presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin, është mbështetur për muri dhe si shkak i kësaj  mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.

Qysh nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, saksionet ndaj saj nuk kanë të ndalur.

Britania e Madhe reagoi e para pas përshkallëzimit të situatës në mes të Rusisë dhe Ukrainës me sanksione ekonomike ndaj Moskës.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi në dhomën e ulët të parlamentit, se pesë banka ruse dhe tre oligarkë rusë do të ngarkohen me sanksione si: ngrirja e pasurive të tyre, ndalimi i udhëtimit të tyre në Britaninë e Madhe.

Edhe vendet e industrializuara të grupit G7 kanë rënë dakord për një paketë sanksionesh të ashpra.

“Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 dënuan ashpër shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Rusia”, shkruan në Twitter ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss.

Si reagim ndaj këtyre zhvillimeve, është rënë dakord për masa të koordinuara ndëshkuese me ashpërsim në rritje ndaj Rusisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika