Ekipet e kërkim-shpëtimit tërheqin 43-vjeçaren e pajetë me nënshtetësi kroate në majën e Jezercës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar për një operacion mbi 10 orësh, ku është gjetur e vdekur një shtetase kroate pasi ka rrëshqitur nga faqja malore në majën e Jezercës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar për një operacion mbi 10 orësh, ku është gjetur e vdekur një shtetase kroate pasi ka rrëshqitur nga faqja malore në majën e Jezercës.

ShKShMK përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se janë shpëtuar edhe 7 bjeshkatarë, 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë.

Sipas njoftimit, viktima L.Z, e lindur më 1981, kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete.

“Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit Shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka pasur mundësi aterimi”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se “Fillimisht është bërë çasja te viktima L.Z e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomës deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika