Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë me dije se ekipet e Kosovës në Federatën Sportive të Punëtorëve kanë fituar dy medalje në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve.
Në Cervia të Italisë, ekipet e Kosovës fituan medaljen e artë në basketboll 3×3 dhe të bronztën në futboll të vogël.
“Ekipet e Kosovës në Federatën Sportive të Punëtorëve kanë fituar dy medalje në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve, të mbajtura në Cervia të Italisë.
Medalja e artë u fitua në basketbollin 3X3, pas fitores në finale ndaj Austrisë.
E bronzta u fitua në futboll të vogël, pas fitores ndaj Danimarkës.
KOK përgëzon suksesin e ekipeve tona dhe Federatës Sportive të Punëtorëve”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.