Ekipet e shpëtimit gërmuan nëpër rrënoja në fshatin Jabllanicë e ultë të shtunën në mëngjes në kërkim të njerëzve që u zhdukën në përmbytjet më vdekjeprurëse të Bosnjës në vite që goditën vendin ballkanik të premten.
Zyrtari i qeverisë kantonale, Darko Juka, u tha gazetarëve të shtunën se pas përpilimit të të gjithë datës, qeveria arriti në përfundimin se 13 persona kishin vdekur në zonën e Jabllanicës, 70 kilometra (43.5 milje) në jugperëndim të Sarajevës.
Të premten Juka kishte thënë se 16 kishin vdekur.
Më herët të shtunën N1 TV kishte raportuar se 21 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur.
Një ekskavator hoqi rrënojat për të zbuluar makina dhe shtëpi, ndërsa shpëtimtarët qëndruan pranë për të parë nëse kishte ndonjë të mbijetuar.
Alka Glusic, 74 vjeç, humbi një vëlla dhe tre anëtarët e tij të ngushtë të familjes. Ajo kishte qëndruar në një shtëpi tjetër me motrën e saj.
“Ajo shtëpia (e vëllait) është zhdukur tani. Nuk ka njeri atje,” i tha Glusic Reutersit nën lot.
Shiu i rrëmbyeshëm gjatë natës ndërpreu kërkimin, raportuan mediat boshnjake, por po sa ndaloi, kërkimet vazhduan. Në Jabllanicë të ultë shumë shtëpi janë ende nën rrënoja.
Nezima Begovic, 62 vjeç, ishte me fat. Shtëpia e saj është dëmtuar, por ajo vet ka arritur të dalë e padëmtuar.
“Dëgjova njerëzit duke bërtitur dhe papritmas ishte e gjitha e qetë. Pastaj thashë se të gjithë kanë vdekur atje,” tha ajo për Reuters.
Për shkak të përmbytjeve të së premtes, një gurore mbi Jabllanicë të ultë u shemb dhe rrënojat u derdhën mbi shtëpitë dhe makinat në fshat.
Enes Imamovic, 66 vjeç, tha se ai u zgjua nga zhurma të forta rreth orës 5 të mëngjesit të premten.
“Gjithçka ishte e bardhë (nga gurët dhe pluhuri që zbriti nga gurorja), shtëpia e mikut tim ishte zhdukur. Dëgjova britma,” tha Imamovic për Reuters.
Federata e Futbollit të Bosnjës (NFSBIH) ka shtyrë të gjitha ndeshjet për shkak të përmbytjeve.
Komisioni zgjedhor i Bosnjës vendosi të shtyjë zgjedhjet lokale këtë fundjavë në komunat e prekura nga përmbytjet, por të vazhdojë me votimin diku tjetër.
Përmbytjet pasojnë një thatësirë të paprecedentë të verës, e cila shkaktoi tharjen e shumë lumenjve dhe liqeneve dhe preku bujqësinë dhe furnizimin me ujë të zonave urbane në të gjithë Ballkanin dhe pjesën më të madhe të Evropës.
Meteorologët thanë se ndryshimet ekstreme të motit mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike.