Ekipi i Mundjes së Kosovës i shpëton tërmetit në Turqi

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes së Kosovës, Genc Fazlija, ka njoftuar se ekipi i tij aktualisht gjendet në Turqi, por fatmirësisht i ka shpëtuar tërmetit që ka goditur vendin

Federata e Mundjes

Federata e Mundjes së Kosovës, të hënën, ka njoftuar se ekipi kosovar që ishte pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “12 February” në Kahramarash të Turqisë, ka shpëtuar për fat të mirë nga tërmeti katastrofal që goditi Turqinë.

Tutje, FMK-ja ka njoftuar se të gjitha hotelet ku ishte i vendosur ekipi i Kosovës ishin rrafshuar, ndërsa garuesit e Kosovës kanë treguar heroizëm, duke iu ndihmuar njerëzve nën gërmadha. Aktualisht, ekipi kosovar është vendosur në qytetin Kayseri të Turqisë.

Të dielën, Turqia u godit nga tërmeti 7.8 ballë, si pasojë e të cilit, pati dëme të mëdha materiale dhe viktima të shumta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika