Ekipi i FSK-së po operon në rajonin më të goditur të Turqisë

Ushtarët e FSK-së po operojnë në rajonin më të goditur në Turqi. Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar.

Ai ka bërë të ditur se ekipi i kërkim-shpëtimit nga Kosova, po operon në rajonin Hatay në Turqi, i cili siç thotë Mehaj është rajoni më i goditur.

“Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve nën gërmadha”, ka thënë ai.

Mehaj shtoi se specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën ka arritur shifrën afër 11 mijë e 200 persona, kështu kanë raportuar autoritetet shtetërore, shkruan BBC.

Ndërsa, bëhet e ditur se në Turqi numri i të vdekurve është rritur afër 8 mijë e 574.

Ndërkohë që në Siri janë rreth 2 mijë e 662 njerëz që janë raportuar të vdekur.

Agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e urgjencës kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej.

Por, e mira qëndron te fakti se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë dhe po gjurmojnë, me qëllim që të gjenden personat e gjallë dhe të largohen ata që kanë vdekur.

Nga vende të ndryshme janë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit, madje së fundi edhe Ukraina ka dërguar punonjës të specializuar të shpëtimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika