Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka thënë se një ekip ekspertësh ndërkombëtarë kanë udhëtuar për në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s të Ukrainës për një inspektim të planifikuar të objektit të enjten e 1 shtatorit, pavarësisht rreziqeve “të rëndësishme” të misionit të tyre.
Ekipi i ekspertëve do të fillojë një “vlerësim të menjëhershëm të situatës së sigurisë”, ka thënë Grossi për gazetarët.
Frederik Dahl ka thënë se drejtori i përgjithshëm Grossi ka negociuar personalisht me autoritetet ushtarake ukrainase dhe ai mbetet i vendosur që ky mision i rëndësishëm të arrijë në Zaporizhzhia gjatë së enjtes.
Ekspertët bërthamorë të OKB-së kanë bërë inspektimin e tyre të parë të centralit të Zaporizhzhia-s në Ukrainë, i cili është pushtuar nga Rusia, dhe do të qëndrojnë atje. Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi tha se “integriteti i centralit dhe integriteti fizik i uzinës” ishte “shkelur disa herë”.
Inspektorët janë shoqëruar në fabrikë nga ushtarë rusë pas një udhëtimi të rrezikshëm të vonuar nga granatimet.
Stafi ukrainas që vazhdon të operojë në fabrikë thotë se trupat ruse e kanë përdorur atë si bazë ushtarake dhe se punëtorët në fakt mbahen nën kërcënimin e armëve.
Përgatitja për më të keqën në centralin bërthamor të Ukrainës
“Ne nuk do të shkojmë askund. IAEA tani është atje, është në termocentral dhe nuk po lëviz, do të qëndrojë atje,” tha Grossi. Por ai nuk ka specifikuar se sa njerëz do të qëndrojnë dhe për sa kohë.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se rreth tetë deri në 12 inspektorë do të qëndrojnë, ndërsa kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom tha se do të qëndrojnë pesë inspektorë, raporton BBC.
Inspektorët shpresojnë të vlerësojnë gjendjen e uzinës dhe të bisedojnë me punëtorët ukrainas nën kontrollin rus.
“Kishte momente ku zjarri ishte i dukshëm, mitralozët e rëndë, mortaja artilerie, në dy ose tri herë ishte vërtet shumë shqetësuese, do të thoja, për të gjithë ne,” tha ai.