Ekipit të PDK-së në Prishtinë i bashkohet një asambleiste nga radhët e VV-së

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se ekipi i PDK-së në Prishtinë nga sot do të përfaqësohet edhe me një supergrua në Kuvendin Komunal. Ajo ka thënë se Berna Saraçi nga radhët e VV-së do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se PDK-së po i bashkohet një asambleiste nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Berna Saraçi.

Nënkryetarja Sahatçiu lajmëroi që prej së mërkurës, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një supergrua në Kuvendin Komunal.

“Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

“Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar të shoh se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi” ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika