Ekonomistët kërkojnë veprime institucionale për ta luftuar deficitin tregtar

Shkalla e lartë e importit dhe prodhimi i vogël brenda po shihen me shqetësim nga ekspertët kosovarë. Ata i kanë fajësuar institucionet e Kosovës për mungesë strategjie për zhvillim të prodhimit të brendshëm.

Në vitin 2023, Kosova pati bilanc tregtar negativ prej pesë miliardë eurosh. Pra pesë miliardë euro më shumë ka importuar sesa që ka eksportuar, raporton EO.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka thënë se kjo do të duhej t’i alarmonte institucionet.

“Fatkeqësisht po qëndron kjo, këto dy vitet e fundit kemi një rënie të eksporteve dhe kjo do të duhej të ishte një alarm shumë i madh për Qeverinë, për të parë çfarë ka ndodhur dhe pse është duke ndodhur. Ku është ajo sfida që ka rënie të eksportit. Rënia e eksportit nënkupton edhe rënie të prodhimit përbrenda, për këtë arsye Qeveria duhet me urgjencë me identifikuar ku është problemi dhe më u marr me problemin që mos të lejoj që të rritet edhe më shumë deficit tregtar. Raporti mes importit dhe eksporti mbulohet vetëm me 14 për qind, do të thotë vetëm 14 për qind e mbulojnë me eksport importin. Kurse importi është duke na u rritur edhe si sasi por edhe si vlerë”, ka thënë Rafuna për “Ekonomia Online”.

E ekonomisti, Besnik Avdiaj ka deklaruar se Qeveria duhet t’i fuqizojë bizneset vendore.

“Deficiti tregtar ka shënuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Është normale marrë parasysh edhe faktin që ne në masë të madhe importojmë produkte të konsumit nga jashtë vendit. Me rritjen e kostos së prodhimit edhe operacioneve të tjera në këtë linjë në zinxhirin e furnizimit është kuptueshme që të ketë një, ndoshta jo domosdoshmërisht rritje të konsumit në vlerën reale të sasisë që po konsumohet, por rritje në vlerën nominale. Pra në kuptimin e të hyrave që ne i shpenzojmë në këto produkte të konsumit”, ka thënë Avdiaj.

Sipas tij, shteti duhet të punojë drejt fuqizimit të bizneseve vendore. Ai thotë se  bizneseve private duhet t’u mundësohet të investojnë.

“Është vështirë fakti që kostoja e jetës edhe e të bërit biznes në Kosovë po rritet vazhdimisht, qoftë për shkak të kostove të përgjithshme që po rriten për shkak të çmimeve, për shkak të tregut të punës në kuptimin e fuqisë punëtore, për shkak të aftësive dhe shkathtësive të tjera që nevojiten për shërbime dhe pjesë të tjera operative të biznesit që janë shumë specifike. Normalisht edhe konkurrenca e bën të veten që deri diku edhe u është pamundësuar në një farë forme ‘lojtarëve të vegjël’ në ekonomi që të depërtojnë. Megjithatë duhet bërë shumë përmes mekanizmave që institucionet tona i ofrojnë që të mbështet prodhimi vendor edhe ofrimi i shërbimeve kryesisht me qëllim eksportin. Kjo nënkupton se para se gjithash duhet që të mbulohet edhe kërkesa vendore me këto prodhime dhe shërbime por edhe rritja e eksportit në mënyrë të ndjeshme do të siguronte të hyra të mjaftueshëm nga jashtë të cilat pastaj deri diku do ta mbulonin edhe shpenzimet tona në drejtim të konsumit jashtë”, u shpreh Avdiaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika