Ekonomisti Avdiaj: Inflacioni është i shëndetshëm për ekonominë kur mbahet brenda parametrave

Ekonomisti, Besnik Avdiaj tha se inflacioni si fenomen ekonomik është ” i shëndetshëm” për ekonominë vetëm atëherë kur mbahet brenda parametrave të kontrolluar, qoftë 2-3% të vlerës aktuale.

Ai shtoi se përshkallëzimi i inflacionit sikur ka ndodhur këto vitet e fundit në Kosovë krijon “kaos” tek personat që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e saj, e që i bie ” se bjen fuqia blerëse e produkteve”.

Avdiaj në “Debat Analizë” tha se rezultatet e publikuara të ndryshimit apo “fluturimit” të çmimeve për produktet esenciale nuk na japin “shumë motiv” për situatën e krijuar në Kosovë.

“ Rezultatet e publikuara nuk na japin shumë motiv për situatën aktuale apo për ndryshimet në afatshkurtër në vend. Kur dojmë me drejtu gishtin drejt një periudhe apo ekzekutivit në periudhë të caktuar, nuk duhet të harrojmë që jemi bashkarisht të gjithë fajtor për situatën në vend. Periudhën afatgjate janë institucionet të cilat nuk po arrijnë të stabilizojnë efektet e trendit global të ndryshimit të  çmimeve për shkak të krizave në vatra të botës. Inflacioni në Kosovë, duhet të ritheksojmë  rëndësinë që ka struktura ekonomike në vend, ku një pjesë e madhe e transaksionet më të mëdha janë të lidhura mngushtë me importin e mallrave dhe shërbimeve nga jashtë. Ekonomia ka varëshmëri të madhe nga importi, rrjedhimisht edhe një pjesë e madhe e parasë është e orientuar edhe nga ta. Qytetarët nuk paguajnë vetëm miellin e importuar por edhe makineritë dhe sherbimet e tjera, që hyjnë në procesin final të saj. Ngritje shumë të madhe të çmimeve në vitin 2021 dhe 2022. Inflacioni si fenomen ekonomik është I shëndetshëm për ekonominë kur mbahet  brenda parametrave të kontrolluar. Përshkallëzimi I tillë nuk është paralel edhe me rritjen e të ardhurave tek qytetarët. Kjo shkakton një krizë apo kaos tek personat që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e saj,  dhe rrjedhimisht bjen fuqia blerëse e tyre”, vijoi Avdiaj.

Ndryshe, Ermal Panduri në pjesën e parë tek “Debat analizë” ka shpalosur detaje dhe statistika nga Agjensia e Statistikave të Kosovës për rritjen e çmimeve bazë të produkteve esenciale në vend.

Në këtë episod të veçantë të “Debat Analizë” do të analizohet një pasqyrë të ndryshimeve vjetore të çmimeve në Kosovë gjatë periudhës 2016-2024, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në këtë diskutim, Panduri u shpreh se do të shpalosen trendet kryesore, ndikimet ekonomike dhe faktorët që kanë ndikuar në këto ndryshime, për të kuptuar më mirë sesi kanë evoluar çmimet dhe si kanë prekur ekonomitë familjare dhe sektorët e ndryshëm të tregut.

Duke u bazuar në statistika të ASK-së, këto janë statistikat:

1,3% ngritje e çmimeve/ 2016

0,5% në 2017

2,9% të ngritjeve të çmimeve/2018

1,2% ngritje të çmimeve/2019

0.1% ngritja e çmimeve/2020

6,7% ka qenë inflacioni/2021

12,1% ngritje e çmimeve/2022

2.3% inflacion/2023

0,4% inflacioni/2024

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika