Ekonomisti Kadriaj: Kosova nuk emiton paratë në euro

Ekonomisti, Mustafë Kadriaj, në emisionin "Rreth e Rrotull" në RTV Dukagjini ka diskutuar lidhur me qarkullimin e madh të monedhës dy euro dhe paratë e falsifikuara

Ekonomisti, Mustafë Kadriaj, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini ka diskutuar lidhur me qarkullimin e madh të monedhës dy euro dhe paratë e falsifikuara.

Sipas Kadriajt, në atë moment që ka falsifikim të parasë, “dëmtohen tri komponentët kryesore të parasë siç është pjesa e këmbimit, kursimit dhe pjesa e matjes së vlerës së produktit”.

Ai ka bërë të ditur se falsifikimi i parasë shkakton dëme të pariparueshme.

“Shqetësimi jashtëzakonisht i madh. Diçka e pariparueshme. Por ka aparate që mundet të vërehen, ndërsa tek paratë metalike diçka e pamundur, shkaku që nuk ka pajisje për kontrollimin e tyre”, ka thënë Kadriaj.

Një gjë pozitive, sipas Kadriajt, është se Kosova nuk emiton paratë false, dhe që Kosova duhet të jetë pjesë e gjithë shteteve që duhet të luftojnë paratë false.

“Kosova, gjithsesi duhet të jetë pjesë e gjithë shteteve që duhet të luftojnë paratë false. Kosova nuk e ka bajrakun për të emituar paratë në euro. Nuk emitojna paratë në euro. Dhe përgjegjësia kryesore bie në barren e Bankës Qendrore e BE-së, ku e ka qendrën kryesore në Frankfurt të Gjermanisë”, ka theksuar Kadriaj.

Kadriaj ka shtuar se “Hapi i parë duhet të bëjë Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore e BE-së. Në Kosovë nuk është gjetur se emitohen paratë false. Dhe shumica e dilerëve që janë kapur nga autoritetet e rendit në Kosovë, kanë prejardhje nga vendet e tjera e jo shtetas tonë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika