Ekskluzive: Dajaku dhe Shefki Kuqi do ta hapin një akademi të futbollit në Kosovë

Taulant Dajaku

Një akademi e futbollit me kuptimin e plotë të fjalës do të hapet në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ekskluzivisht Taulant Dajaku në emisionin “Dueli Sportiv”.

“Është një projekt goxha i madh me një ish-futbollist shumë të njohur shqiptar që ka bërë karrierë në Evropë. Po, është Shefki Kuqi”, tha ai.

Tutje, Dajaku shtoi se “ka me qenë një akademi, por me kuptimin e plotë të fjalës, me trajnerë të huaj”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.

Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika