Sulmuesi i krahut, Drilon Hazrollaj, karrierën mund ta vazhdojë në Evropë.
Pas shkëlqimit me Malishevën në sezonin e tij të parë në Superligë, ai ka rënë në sy të dy klubeve evropiane.
“RTV Dukagjini” merr vesh se njëri klub i interesuar është nga Kroaci, kurse tjetri nga Portugali.
Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe në ditët në vazhdim mund mund të ketë edhe levizje konkrete.
Hazrollaj ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar pesë herë në 18 ndeshje me Malishevën këtë sezon.
19-vjeçari e ka veshur edhe fanellën e Kosovës U19, kurse tani ka kaluar te U21.