Ekskluzive: FFK s’harmonizohet me Ligjin për Sportin, mbetet pa Ligj të Sponsorizimit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk do të lëshojë vërtetime nga Ligji për Sponsorizim për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kjo për shkak se FFK nuk i ka respektuar afatet kohore të MKRS-së për harmonizimin e akteve të saj normative me Ligjin për Sportin.

Këtë kërkesë, MKRS-ja ia ka drejtuar të gjitha federatave sportive më datën 03.09.2024.

Përveç se nuk do të mund të lëshohen vërtetime për sponsorizime, FFK nuk do të mund të përfitojë as mjete financiare nga MKRS nga procesi i kategorizimit dhe mbështetje të tjera institucionale.

Sipas asaj që ka mësuar TV Dukagjini, harmonizimi i akteve normative të federatave me Ligjin Nr. 08/L-277 për Sportin është një nga kriteret bazike të marrjes dhe mbajtjes së licencës për ushtrimin ekskluziv të të drejtës së organizimit të garave zyrtare në një sport të caktuar nga një federatë e caktuar.

MKRS i ka bërë thirrje FFK-së dhe federatave të tjera sportive të përfundojnë këtë proces brenda afateve kohore, sepse në të kundërtën përgjegjësia për pezullimin e sistemit të financimit të sportit/federatës do të jetë mbi ata.

Deri më tani, vetëm Federata e Basketbollit, Hendbollit, Karatesë, Notit, Pingpongut dhe Triathlonit e kanë përmbushur këtë obligim.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika