Ekskluzive/ Flet berberi për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë

Për RTV Dukagjini ka folur ekskluzivisht berberi, në lokalin e të cilit filloi ngjarja, e cila çoi në vrasjen e Lulzim Fejzullahut

Ekskluzivisht për herë të parë ka folur për RTV Dukagjinin berberi, në lokalin e të cilit ka filluar e gjithë ngjarja, e cila dërgoi në vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

Ai ka thënë se ngjarja ka filluar për rendin se cili (viktima dhe njëri nga dorasit e tij) do të qethë flokët i pari.

“Normal, te unë ka ardhur i pari ai që është personi i dyshuar, tani viktima ka ardhë masanej. Edhe qaty i pini ai dy cigare (dorasi), edhe tani e çoj punëtorin tim veç me marrë do bukë. Janë kanë tu u qeth tek punëtori jem e jo te unë. Te unë [për t’u qethur] në fillim ka ardhur Eltoni [sulmuesi], me pas ka ardhur viktima. Ai doli jashtë për të pirë cigare. Pastaj Lulzimi i tha unë nuk mund të pres gjithë ditën duke pirë cigare. Rreth një minutë janë zënë me fjalë. Ata kanë qenë në rënd te punëtori im. Normal çka i kom ni tu folë qashtu. Diçka shumë serioze nuk ka qenë… Për fat të keq, nuk kena besu qe ka me ndodhë ky send, se nuk ka pasur diçka masanej, jo ka me ja ba kështu, ja ashtu. Por, Luli okej tha se po eci”, ka thënë ai.

Berberi tutje ka thënë se “Për me krahë qysh po flitet se a e ka rrokë, nuk e di se janë kanë tek dera, unë e kam vazhdu punën tem. Dhe qëto sende i din ma mirë punëtori jem, dhe janë ata që e dinë më mirë se a e ka rrokë me krah a jo. Nuk ka pasur diçka ma shumë. Unë kamera në lokal nuk kemi për me ditë se çka u ba. Por, nuk ka pasur diçka ma shumë. Hiç, hiç, sen. Edhe për krah, as nuk ka pasur fjalë të keqe, i kam marrë me fjalë të mira. Jam mundu me i qetësu edhe send diçka më shumë”, kështu është shprehur berberi për RTV Dukagjini pë rastin tragjik të vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika