Ekskluzive- Në Debat Plus publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Janiceviqit, përgjegjës për Masakrën e Reçakut

Edhe një audio-incizim tjetër është publikuar nga biseda e Bedri Shabanit, i dyshuar për spiunazh. Kësaj here me përgjegjësin dhe urdhërdhënësin për kryerjen e Masakrës së Reçakut, Bogolub Janiceviq.

Ky audio-incizim u publikua ekskluzivisht në “Debat Plus”, ku dëgjohet Bedri Shabani teksa bisedon në telefon me Bogolub Janiceviqin.

Biseda e plotë e publikuar:

Bedri Shabani: Prit pak! Ky miku ynë a ka guxim që t’iu thotë? Ndoshta nuk mundet për shkak të punës?!

Bogolub Janiceviq: Ai ka guxim

Bedri Shabani: A guxon ta thotë të vërtetën? Se sot njeriu nuk po mundet as të vërtetën ta thotë!

Bogolub Janiceviq: Ai do t’ua thotë të gjtihë që janë, gjithmonë ashtu ka folur.

Bedri Shabani: E le t’iu thotë atëherë se nuk ka dyshim se kjo është 100%, se ai dhe ( e censuruar)… kanë së paku 50 njerëz dhe që punojnë për të. Prandaj ka qenë. Prandaj ka qenë ( e censuruar)… e të gjitha! Më kupton?

Kjo pra! Fatkeqësi që shteti (i Serbisë) po vuan! Kjo pra! Vëlla, na duhet të mos flasim në telefon shumë, mos e dhëntë Zoti, por po të ma kapin kartelën e telefonit, do të behet belaja!

Bogolub Janiceviq: Po

Bedri Shabani: Të përshëndes shumë ty dhe familjen. Gjithë të mirat t’i uroj në jetë e atij mikut, thuaji që t’i rregulloj këto. Nëse jo, po i konvenon dikuj… e mbaroi! Më kupton?

Bogolub Janiceviq: Po

Bedri Shabani: Edhe këta “të huajt”.. Në vend se i gjithë shërbimi (BIA) të vrapojë aty ku po planifikojmë paraprakisht, po e sheh ku po vrapojnë pa lidhje!

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika