Ekskluzive: Në Obranq të Podujevës gjenden mbetje mortore, dyshohet se i takojnë luftës së fundit

Foto: Liridon Llozani, RTV Dukagjini 05/03/2025 Obranq, Podujevë

Në fshatin Obranq të Podujevës pas gërmimeve në varrezat e fshatit janë gjetur mbetje mortore (eshtra) të cilat dyshohet që ndërlidhen me viktima të zhdukura gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gërmimet po kryhen nga ekipet mjeko ligjore të IML-së, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës me prezencë të Kryetarit të Shoqatës PËRCORË, Latif Mehmeti.

Kjo është konfirmuar nga Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së KQPZH-së, i cili tregoi se informata është pranuar nga qytetarët dhe sot gërmimet pritet të vazhdojnë në të njëjtin lokacion. Bazuar edhe në faktin se në këtë zonë gjatë 26 viteve pas luftës janë kryer gërmime të cilat kanë rezultu me të paktën gjetjen e 8 viktimave të luftës që ishin të zhdukur.

Hapësira e varrezave në Obranq nga forcat serbe është përdorur për fshehjen e krimeve të luftës në këtë rast kufomave.

Kjo është hera e katërt që në varrezat e fshatit janë gjetur mbetje të personave të zhdukur gjatë luftës dhe kërkimet në këtë zonë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kërkimi ka nisur për shkak të një informacioni të pranuar nga qytetarët në janar të këtij viti.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika