Nesër pritet të shkarkohet kryeinspektori i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për çështjen e rastit të Astrit Deharit, kështu i ka thënë një burim brenda Ministrisë së Drejtësisë, RTV Dukagjinit.
Mostrat e Astrit Deharit ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa kryeinspektori Topalli ishte suspenduar nga detyra më 28 shtator të vitit të kaluar.
Ndërkohë të premten është raportuar se disa nga mostrat janë gjetur. Humbjen e mostrave e kishte bërë të ditur ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu gjatë një konference për media.
Haxhiu këtë akt e kishte quajtur të rëndë dhe kriminal dhe ka bërë me dije se nga IML janë zhdukur 15 mostra me gjak, një mostër e urinës dhe një e lukthit.
Astrit Dehari humbi jetën më 5 nëntor të vitit 2016 brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë