EKSKLUZIVE: Persona të panjohur me prejardhje nga Rusia e Republika Serbska kanë ardhur në veri të Kosovës





Një person i veshur në të zeza, në ato që njihen si rroba taktike me një çantë krahu shihet në këtë foto tek lëviz në afërsi të Zveçanit.

Në shikim të parë duket gjithçka normale, por në fakt asgjë nuk është e tillë. Në njërin krah të tij, është i vendosur flamuri rus, ndërsa në tjetrin simboli i një shqiponje që po ashtu është shenjë identifikuese ruse.

Një foto e tillë është shfaqur në disa rrjete sociale, ndërsa menjëherë i ka vënë në lëvizje agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Burime të sigurta brenda organeve të sigurisë në Kosovë, kanë konfirmuar për Radio Televizionin Dukagjini, se persona të tillë që janë shfaqur ditët e fundit ka në gjithë zonën Veriore të Kosovës.

Person i uniformuar me simbolin e flamurit rus

Në verifikimin që kanë bërë këto organe të sigurisë ka rezultuar se këta persona kanë ardhur së fundi në territorin e Republikës së Kosovës.

Por, nga është prejardhja e tyre?

Këto burime të sigurta brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije për RTV Dukagjinin se disa nga këta persona kanë prejardhje ruse dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Person i uniformuar me simbolin e shqiponjes ruse

Qëllimi i tyre sipas këtyre burimeve agjencive të sigurisë, është shkaktimi i incidenteve në Veri të Kosovës veçanërisht në këtë kohë, kur po përflitet me të madhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, mundësia e arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Numri i këtyre personave që kanë për qëllim të nxisin destabilitet në Republikën e Kosovës shkon rreth 300.

Pos atyre  me prejardhje nga Rusia një numër goxha i madh i këtyre personave disa prej të cilëve edhe janë fotografuar dhe identifikuar nga agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës, vijnë edhe nga Republika Serbska.

Edhe këta qëllimet i kanë të njëjta sikurse këta persona të dyshimtë që kanë prejardhje nga Rusia.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika