“Ekspertë të mashtrimit”, përshkrimi i Kadrijajt për Qeverinë

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtur Qeverinë si “ekspertë të mashtrimit”

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtur Qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, si “ekspertë të mashtrimit”.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Kadrijaj ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë më kompromise, teksa shton se nuk duhet të lejohet që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe të jetë parakusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Që janë ekspert të mashtrimit veç e kanë konfirmuar kjo qeveri. Qeveria është marrë me veprime populiste, ka bërë veprime të njëanshme që ndoshta fillimi i implementimit të marrëveshjes për targa e ka sjellë Kosovën sot ku është.  Zgjidhja është që nuk duhet të lejohet të jetë parakusht Asociacioni. Kosova ka bërë mjaft, i ka plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara, dhe e meriton të jetë anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës pa ndonjë kompromis. Ajo çka po i kërkohet Kosovës është e tepërt”, tha ajo.

Ajo thekson se Qeveria aktuale është sjellë me arrogancën e numrave.

“E keqja është që vetë Qeveria nuk i beson Gjykatës Kushtetuese. Sa ligje që janë miratuar që kanë qenë antikushtetuese, opozita i ka dërguar për opinion në Kushtetuese dhe janë kthyer negative. Kjo qeveri duke e pasur shumicën absolute … janë sjellë me arrogancën e numrave”, shtoi më tej ajo.

Sa i përket raporteve ndërkombëtare të fundit, Kadrijaj ika quajtur shqetësuese.

“Është shqetësuese, nuk mendoj që kemi pasur raport më të keq ndonjëherë për Kosovën e cila thotë hapur se ka korrupsion”.

Kurse këtë vit, Kadrijaj e ka quajtur vit të zgjedhjeve, derisa potencon se qeveria është dashur të dorëhiqet.

“Jemi në vit zgjedhor por shoh që partitë politike janë në terren, po punojnë, ne si kemi numrat. Kjo qeveri është dashur të dorëhiqet, ne si opozitë nuk i kemi numrat që ta rrëzojmë Qeverinë… kjo qeveri është përkushtuar në koncesione”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika