Eksperti i energjisë: Në dimër mund të ketë probleme në furnizim me energji elektrike

Lulzim Syla, ekspert i energjisë

Lulzim Syla i cili është ekspert i energjisë ka paralajmëruar se gjatë stinës së dimrit mund të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Sipas tij paralajmërimet për rritje të çmimit të energjisë elektrike në shikim të parë mund të duken paragjykuese, por sic është shprehur “nëse i shohim trendet në vendet e BE-së, kjo mund të shihet si nevojë”.

Syla ka thënë se për shkak të mungesës së energjisë elektrike në tërë Evropën, probleme mund të ketë edhe Kosova, prandaj sipas tij mund të vie edhe deri tek rritja e çmimit të energjisë në vendin tonë.

“Potencialisht ka mundësi të jetë një dimër i vështirë, por varet kjo nëse mund të ketë një dimër i butë, por dimri është dimër, ka gjasa që mund të ketë probleme me furnizim me energjinë elektrike, për shkak se çdo energji e importuar do të jetë nga importues që deri dje një pjesë e burimeve kanë qenë të mbyllura ato të qymyrit në Evropë, në anën tjetër rritet kostoja, ka mundësi që rryma e importuar të jetë e lartë dhe të mos ketë mjaftueshëm edhe për vendet evropiane”, ka thënë Syla në emisionin “Five”.

Për Qeverinë e Kosovës, ai ka thënë se duhet të dalë me rekomandime konkrete për t’i njoftuar qytetarët se cilat pajisje konsumojnë më pak e cilat më shumë energji elektrike, sipas tij qytetarët duhet ta kursejnë rrymën në mënyrë që një krizë e mundshme të jetë më lehtë e përballueshme.

 

“Qeveria duhet të dalë me rekomandime konkrete dhe të qarta, për mundësi të kursimit, duke filluar nga paisjet që hargjojnë energji, cilat hargjojnë më shumë e më pak. 400 mijë familje vetëm nga 10 kë ti kursejnë janë mjaftueshëm. Duhet të ndahet një fond emergjent në fushën e burimeve të ripërtitshme për të mbështetë bizneset apo familjet që duan të investojnë në energji solare”, ka thënë ai.

Syla e ka quajtur diskriminuese faktin që serbët e veriut vazhdojnë të mos paguajnë rrymë. Sipas tij Serbia po tregohet jo bashkëpunuese në lidhje me këtë cështje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika