Eksperti i IT-së sqaron se kamerat inteligjente kanë dy funksione

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale do të vendosën së shpejti në kryeqytet.

Lidhur me këtë temë, i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, eksperti i IT-së, Mentor Hoxha ka thënë se kamerat me inteligjencë të lartë vendosen vetëm nga Policia e Kosovës.

Hoxha ka shpjeguar tutje dy funksionet kryesore të kamerave inteligjente.

“Kamerat inteligjente kanë dy funksione. Funksioni i parë është “Face recognition” dhe funksioni i dytë është “identifikimi i targave”. Çka d.m.th kjo? Kjo do të thotë ndërlidhje të dosjeve. Nuk do të jetë e ndaluar, nëse se ki një dosje, nëse se ki një çasje. Nuk është e mundur teknikisht. Nuk mundesh të bësh ndërlidhje në targa kur s’ki çasje në data bazën e targave. Nuk është e ligjshme të bëhet identifikimi i targave”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas Hoxhës, pjesë tjetër shqetësuese me vendosjen e kamerave me inteligjencë të lartë është edhe përpunimi i të dhënave të tilla ose, siç njihet ndryshe, identifikimi i personave të fytyrës.

“Face recognition-përpunimi i të dhënave të tilla është biometrike. D.m.th njohja e fytyrës. Identifikimi i personave të fytyrës. D.m.th është përpunimi i të dhënave të ndjesshme”, ka thënë Hoxha.

Madje, Hoxha ka theksuar se në mënyrë specifike, “CC TV vendosen vetëm për ndjekje penale, për çështjen e parandalimit, hetimit, persekutimit etj”.

“Lidhur me legjislaturën, ne kemi ligj në Kosovë, i cili parashikon hapësirat publike të mbikqyra me CC TV. Është ligji për Policinë e Kosovës, neni 25 i saj. Por në mënyrë specifike është e caktuar se për çka mund të vendosen ato. Është për ndjekje penale, parandalimit, hetimit, persekutimit etj. Nuk mund të ketë përndjekje të tjera”, ka thënë Hoxha.

 

 

 

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika