Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka treguar se cilat janë disa nga pasojat që ndikojnë në komunikacionin rrugor nga marrja e patentë shoferit me pagesë.
Ahmeti në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit ka listuar disa faktor që ndikimi i tyre ka afat të gjatë kohor dhe që është në dëm të shoferëve dhe në kundërshtim me ligjet e vendit dhe rregullat e komunikacionit.
Disa prej faktorëve në të metat e marrjes së patent shoferët me pagesë [ “me dallavere”] sipas Ahmetit janë: përkeqësimi i sigurisë rrugore që nënkupton se shoferët e tillë nuk kanë njohuri për rregullat e komunikacionit, aftësitë për ngasje pasi që nuk i njohin shenjat e trafikut në komunikacion në shikim të parë, pika tjetër e mangësisë është edhe ‘korrupsioni dhe etika”, “ndikimi i ulët i edukimit për shoferë”, “ndikim ekonomik” apo edhe “dëmi i shkaktuar tek shoqëria” etj.
Sipas Ahmetit faktori negativ që ka vlerësuar si dëm është ndikimi i ulët i edukimit të shoferëve i cili “rrezikon” jetën dhe pronën dikujt.
- “Përkeqësimi i sigurisë rrugore; nuk dijnë rregullat e komunikacionit, aftësitë për ngasje, nuk I njohin shenjat në komunikacion në shikim të pare
- Korrupsioni dhe etika: Inkurajon personat e tjerë që të bëhen ekzaminerë, garojnë sepse ka benifite. Dobëson sistemin e drejtësisë, dëmton besueshmërinë e qytetarëve në institucione
- Ndikimi i ulët i edukimit të shoferëve: Sfidat e shoferëve për ngasje, rreziku për jetën dhe pronën
- Ndikimi ekonomik: Çka ndikon ekonomikisht, sepse një person mundet me u paaftësu për punë, një ekspert të mire, kujdestare…
- Dëmi për shoqërinë: Përkeqësimi i sigurisë rrugore ndikon negativisht në etikën shoqërore, ka pasoja të gjata sociale, ekonomike dhe zgjasin për kohë të gjatë. Dhe trombohet në katër anët sepse Kosovës nuk I nevojiten rregullat për sigurinë rrugore”, tha Ahmeti.
Ahmeti theksoi se kjo puna e marrjes së patentë shoferit me pagesë është “trashëgimi” e sistemit jugosllavë dhe se rrënjët janë të thella dhe nuk e përfshinë vetëm këtë fushë por edhe sistemin e arsimit etj.
Ahmeti potencoi se përparësi nuk ka në marrjen “me dallavere” të patentë shoferit me pagesë.