Eksperti i sigurisë kibernetike: Qeveria do të duhej të ndalonte instalimin e TikTok-ut e jo funksionimin

"Qeveria e Kosovës nuk mund të marrë asnjë vendim për funksionimin e TikTok-ut, nuk e di si mendojnë ta realizojnë. Qeveria do duhej të ndërmerrte vendimin për ndalimin e instalimit të këtij aplikacioni në të gjitha pajisjet teknologjike informative. Vendimi do duhej të ishte që të ndalohej instalimi i aplikacionit, jo të ndalohej funksionimi, është nonsense", ka deklaruar Hoxha

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që do ta mbajë sot, pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të platformës sociale TikTok në të gjitha institucionet publike.

Në lidhje me këtë, eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxha, ka thënë se duhet të ndalohet instalimi i këtij aplikacioni dhe jo vetëm të ndalohet përdorimi apo funksionimi.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se qeveria do të duhej të ndërmerrte vendimin për ndalimin e instalimit të këtij aplikacioni në të gjitha pajisjet teknologjike informative dhe jo vetëm në institucionet publike.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të marrë asnjë vendim për funksionimin e TikTok-ut, nuk e di si mendojnë ta realizojnë. Qeveria do duhej të ndërmerrte vendimin për ndalimin e instalimit të këtij aplikacioni në të gjitha pajisjet teknologjike informative. Vendimi do duhej të ishte që të ndalohej instalimi i aplikacionit, jo të ndalohej funksionimi, është nonsense”, ka deklaruar Hoxha.

Në anën tjetër, Ardian Arifaj nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka thënë se këtë praktikë e kanë ndjekur të gjitha vendet evropiane dhe më shumë ka të bëjë me mbrojtjen e sigurisë kombëtare sesa të të dhënave personale.

“Këtë praktikë e kanë ndjekur vendet evropiane, kjo nuk do të thotë se qeveritë ose qeveria jonë ka të bëjë me mbrojtjen e sigurisë kombëtare sesa të dhënave personale. Është ndjekur praktikë e vendeve evropiane, për shkak se nuk kanë një informacion të saktë ku ruhen këto të dhëna. Ka informacione që shpesh që TikTok-un e lidhin me qeverinë e Kinës”, ka deklaruar Arifaj.

Ai thotë se si Agjenci mbajnë kontakte me TikTok-un në lidhje me politikat e privatësisë.

“Kemi vendosur kontakte me TikTok-un, kemi obliguar të respektojë disa parime që i parasheh ligji jonë, ata fillimisht në kuadër të parimit të transparencës kanë publikuar politikat e privatësisë në gjuhën shqipe”, ka vijuar ai.

Arifaj ka theksuar se qëllimi për marrjen e këtij vendimi nga qeveria do të jetë që pajisjet që janë në përdorim nga institucionet publike nuk kanë të drejtë të përdorin TikTok-un lidhur me promovimin e aktiviteteve.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do ta mbajë sot, pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të platformës sociale TikTok në të gjithë institucionet publike.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social TikTok në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e pestë të rendit të ditës të mbledhje së Qeverisë e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika