Eksperti i sigurisë, Musliu: Nuk do të ketë luftë në Kosovë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se nuk do të ketë luftë në Kosovë, por sipas tij, lufta hibride e Serbisë po vazhdon

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit duke thënë se “diçka po zihet në Serbi”.

“Mediat që i kontrollon Vuçiqi po thonë se ‘shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë’. Deri vonë thonin që vetëm perëndimorët po duan luftë”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Tutje, eksperti i sigurisë është shprehur se nuk do të ketë luftë në Kosovë, por sipas tij, lufta hibride e Serbisë po vazhdon.

Musliu ka thënë, “Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre”.

“Në anën tjetër, kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit”, ka shtuar Musliu.

 

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika