Eksperti i sigurisë pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Kosova të lëvdohet për aspektin e sigurisë

Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, ka thënë se Kosova duhet të lëvdohet në aspektin e sigurisë

Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, ka thënë se Kosova duhet të lëvdohet në aspektin e sigurisë të ofruar nga institucionet e vendit gjatë ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën mbrëma.

Kështu ka bërë të ditur ai për emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ndërsa, sa u përket masave të shtuara të sigurisë së Izraelit, Peka ka shtuar se ato janë të kuptueshme dhe se shteti izraelit ka ofruar besim të madh ndaj institucioneve të Sigurisë së Kosovës, kështu duke bërë që ndeshja të zhvillohet pa asnjë incident të vogël.

“Masat e shtuara të sigurisë së Izraelit janë të kuptueshme. Nga ana tjetër është për të lëvduar, Izraeli i cili mori përsipër që në këto kushte të lejojë ekipin e vet të futbollit të vijë në Kosovë. Dhe e dyta ishte besimi i madh që Izraeli kishte ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe aktiviteti sportiv kaloi pa asnjë incident të vogël. Dhe në aspektin e sigurisë është një moment kur Kosova duhet të lëvdohet dhe besoj ka ndikuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovë dhe Izraelit”, ka theksuar Peka.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika