Eksperti serb i sigurisë: Është e pamundur të organizohej sulmi në Banjska pa dijeninë e shtetit serb

Srdan Hercigonja, ekspert i sigurisë nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, ka komentuar sulmin terrorist në Banjska të Zveçanit dhe ka theksuar se është e vështirë të besohet se një ngjarje e këtillë mund të ndodhë pa dijeninë e strukturave të sigurisë serbe

Eksperti serb i sigurisë: Është e pamundur të organizohej sulmi në Banjska pa dijeninë e shtetit serb

Eksperti i sigurisë nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Srdan Hercigonja, ka komentuar sulmin e grupit terrorist në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Ai ka thënë se duke pasur parasysh historinë e ngjarjeve në Kosovë, është e pabesueshme që diçka e tillë dhe aq afër kufirit mund të ndodhë, pa e ditur për këtë disa struktura të sigurisë, të paktën në Serbi.

“Pyetja e vetme është se në çfarë niveli të atyre strukturave dihej. Mendimi im bazohet në informacionet që kam dhe duke pasur parasysh historinë e incidenteve në Kosovë, është e vështirë që diçka e tillë të ndodhë pa dijeninë e strukturave tona. Dhe nëse nuk e dinin, atëherë është një gabim i madh dhe në atë rast do të duhej të përcaktohet përgjegjësia. Përcaktimi i përgjegjësisë nuk është kompetencë kushtetuese e Aleksandër Vuçiqit, por meqenëse është ai që vazhdimisht inicion dhe kërkon përgjegjësi, edhe në këtë rast mund t’i sugjerojë Qeverisë që të iniciohet procedura për përcaktimin e përgjegjësisë. Është detyrë e qeverisë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kemi dëgjuar as nga ministritë tona të ‘pushtetit’ apo nga kryeministri se çfarë kanë bërë aparatet tona të sigurisë”, ka thënë  Herzigonja në një intervistë për “N1”.

Duke komentuar sulmuesit në Banjska, Herzigonja theksoi se ata mund të quhen “një lloj njësi paraushtarake apo parapolicore ” nëse vërtetohet se Radoiçiq ishte një nga organizatorët e incidentit.

Duke shtuar se në veri asgjë nuk bëhet pa miratimin e tij.

“Dhe kjo është shumë domethënëse sepse atëherë përfshihet elementi politik. Dhe të gjitha provat që i kemi deri më tani, dhe nëse marrim parasysh rolin e tij në Kosovë, është thjesht e pabesueshme që diçka e tillë të organizohet atje pa dijeninë dhe miratimin e tij. Po, mund të themi se është një forcë parapolicore, sepse ai është nënkryetar i Listës Serbe, e cila është përfaqësuesi i vetëm legjitim politik i serbëve në Kosovë. Dhe nëse konstatohet përfshirja e tyre dhe i gjithë ky rast cilësohet si akt terrorist në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe, do të ketë pasoja të konsiderueshme në lidhje me negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo do të thotë se Lista Srpska e humb legjitimitetin e saj si bashkëbisedues, sepse nuk mund të negociosh me një organizatë terroriste dhe çfarë mund të ndodhë nëse vërtetohet përfshirja e Radiçiqit”, ka shpjeguar Hercigonja.

Duke komentuar rolin e Radojçiqit në Banjska, ai ka shtuar se nuk ka mundësi që Radoiçiq të ekstradohet në Prishtinë dhe se ai tashmë është akuzuar për gjëra të tjera para institucioneve kosovare, por se ai është gjatë gjithë kohës në Serbi.

“Ai mund të përgjigjet para institucioneve të Prishtinës vetëm nëse diçka ndryshon në mënyrë drastike në raport me mbështetjen që ka nga Beogradi”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika