Ekspertiza: E moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë ka shenja të përvëlimit e të dhunës në trup

Pamje nga videoja, në të cilën e moshuara rrihet nga punëtoret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë

E moshuara që ishte sulmuar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë ka edhe shenja të dhunës dhe përvëlimit. Kështu tregon ekspertiza mjekoligjore që i është bërë viktimës.

“Po, unë e kam pranuar një raport të ekspertizës mjekoligjore, i cili tregon që ka pasur djegie në këmbë dhe shenja të tjera që përshkruhen detajisht në raport. Me këtë raport vërtetohet që e mbrojtura ime nuk është trajtuar siç duhet në atë qendër” – tha Meshari Selimaj, avokati që mbron familjen e të moshuarës që u sulmua në Pejë.

KALLXO.com ka siguruar edhe ekspertizën e rastit. Aty është konstatuar se djegia lëkurore (përvëlim) në këmbën e majtë është shkaktuar si pasojë e temperaturës së lartë, siç mund të jenë lëngjet e nxehta.

Ekspertiza vë në pah se 7 deri 14 ditë më parë ka pasur edhe gjak mbledhje nën lëkurë që dyshohet se janë shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë ose përplasjes së trupit në objekt.

Ndërsa avokati Selimaj po pretendon se ekspertiza është hartuar shumë më herët, e ai e ka pranuar atë me vonesë prandaj avokati shprehet se mund të ketë  pretendime nga palët e tjera që të fshehin të vërtetën e këtij rasti.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika