Ekspozita me pikturat e nxënësve të Shkollës ‘Odhise do të mbahet në Galerinë e Artit në Pejë

Ekspozita me piktura e nxënësve më të talentuar të Shkolles së Artit “Odhise Paskali” në Galerinë e Artit në Pejë, e mbështetur nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë , nuk është vetëm një prezantim i veprave artistike, por edhe një reflektim i rrugëtimit të tyre krijues, sfidave dhe ëndrrave që i shtyjnë përpara.

 Kuratore e kësaj ekspozite është piktorja Liridona Gjuka e cila përmes mbikqyrjes artistike ka bërë një punë të shkëlqyeshme në lidhje me kreativitetin dhe pasionin e nxënësve për artin.

Ajo ka bërë nxitje për integrimin e talentave të rinj në proceset artistike, përmes mbështetjes dhe promovimit të artistave të rinj krijues.

Çdo punim është përkushtim dhe shpirti artistik që këta të rinj po e kultivojnë, dhe të jesh i talentuar në art do të thotë të kesh aftësi të natyrshme apo të zhvilluar për të krijuar vepra arti ose të kesh aftësi në teknika të ndryshme artistike, mirëpo suksesi në art kërkon punë, përkushtim, praktikë, eksperiment dhe hulumtim të vazhdueshëm.

Ekspozita do të mbahet në Galerinë e Artit në Pejë, me datë 07.02.2025 (e premte) , ora 14:00.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika