Ekspozohen 110 piktura të Rexhep Selimit

Këtë të premte janë ekspozuar 110 piktura me autor ish-luftëtarin e UÇK-së, Rexhep Selimin

Pikturat e Rexhep Selimi





Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka dërguar nga Haga rreth 110 piktura të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar për publikun në prag të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në hapjen e kësaj ekspozite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, edhe një herë theksoi se Selimi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Ai i ka dërguar prej Hagës, atje ku po gjykohet por ku ende nuk ka filluar gjykimi, po akuzohet pa aktakuzë së bashku me bashkëveprimtarë të tjerë, me ish-kryetarin e Kuvendit Krasniqi, me ish-kryetarin e Kuvendit Veseli, me ish-presidentin Thaçi. Jemi të vetëdijshëm si popull për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Konjufca, raporton KP.

“Ai ka kujtuar periudhën kur ish-deputeti Rexhep Selimi e kishte njoftuar me pikturën e tij të parë. Rexhep Selimi përmes punës së tij po tregon se është në mesin tonë, po komunikon me ne përmes artit dhe pikturave të cilat na i ka dërguar prej atje”.

“E patë edhe ju, dhe dua të ndaj disa kujtime sa i përket momentit kur për herë të parë e mora vesh që Rexha ka filluar të pikturojë. Ishte befasi, viti 2016 jo fort moti kur Rexha ma dërgoi pikturën e tij të parë, na dërgoi në telefon, më duket kam qenë në Shqipëri, dhe tha çka mendon për këtë pikturë. Me aq sa kam njohuri edhe për artin tonë kosovar, thashë kjo me siguri duhet të jetë një pikturë e Simon Shirokës, përafërsisht”, ka thënë Konjufca.

Në hapjen e kësaj ekspozite po marrin pjesë qytetarë të ndryshëm, deputetë, politikanë të subjekteve të ndryshme në Kosovë. Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi ka thënë se nuk do të flasë shumë, sepse sipas saj më shumë flasin pikturat e ekspozuara.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika