Ekstradohen tre qytetarë të Kosovës me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar me sukses tre ekstradime të qytetarëve të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, në bashkëpunim me autoritetet e shteteve tjera

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit (ILECU), ka arritur të ekstradojë tre qytetarë të Kosovës që ishin të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Siç ka njoftuar Policia, në një kërkesë të pranuar nga Ministria e Drejtësisë për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar, një person me inicialet L.C., i cili ishte kërkuar për veprën penale të mashtrimit nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe Prishtinës, është arrestuar nga autoritetet gjermane.

Më pas, në bashkëpunim me këto autoritete, ai është ekstraduar nga Gjermania dhe është kthyer në Kosovë më datën 30.06.2023.

Po ashtu, në një kërkesë të pranuar nga Ministria e Drejtësisë për lëshimin e urdhërit të arrestimit ndërkombëtar, një person me inicialet B.L., i kërkuar për veprën penale “Fajde” dhe detyrimit nga Gjykata Themelore-Pejë, është arrestuar nga autoritetet policore hungareze.

I dyshuari me inicialet B.L. është ekstraduar nga Hungaria dhe është kthyer në Kosovë më datën 12.07.2023.

Një kërkesë tjetër e pranuar nga Ministria e Drejtësisë për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar, kishte të bënte me një person me inicialet D.F., i cili ishte i kërkuar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve nga Gjykata Themelore e Mitrovicës dhe ishte dënuar me tre vjet burgim.

Ky person është arrestuar nga autoritetet policore finlandeze dhe më pas është ekstraduar nga Finlanda dhe është kthyer në Kosovë më datën 14.07.2023.

Gjithashtu, siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika