Ekstradohet ish-truproja e Saimir Tahirit nga Gjermania drejt Shqipërisë

Ekstradohet 47 vjeçari nga Gjermania në Shqipëri, i cili është arrestuar nën dyshimin për disa vepra penale

Hekuran Marku, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Përmes një njoftimi, në rrjetin social Facebook këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Shtetit.

“Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ata kanë bërë të ditur se shtetasi Hekuran Marku, është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, sipas urdhër arrestit ndërkombëtar që është nxjerrur nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Truprojet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishin shpallur në kërkim, ku Hekuran Marku u arrestua në Gjermani ndërsa, Paul Deda alias Agustin Deda do ndalohej në Francë.

Këta të fundit janë akuzuar se në kohën që kanë shërbyer si truproja, kanë trafikuar rreth një ton kanabis drejt shtetit italian.

Katër të penduar të drejtësisë që kanë dhënë dëshmi kanë rrëfyer edhe për përfshirjen e tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika