Ekzekutohen 100 eurot e Qeverisë për 46 mijë studentë

Ministri i Financave, Murati ka njoftuar se është procesuar pagesa e shtesës prej 100 eurosh për 46 mijë studentë

Ministria e Financave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se është procesuar pagesa e shtesës prej 100 eurosh për studentët.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, të cilët i kanë pasur informatat e sakta.

Sipas Muratit, për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që janë pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk kanë ekzistuar fare.

“Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, ka theksuar Murati.

Qeveria ndan nga 100 euro për studentët, pensionistët dhe punëtorët

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika