Një ndeshje e zjarrtë e Superkupës së Spanjës, që po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, Barcelona po udhëheq bindshëm ndaj Real Madridit me rezultat 4-1 pas pjesës së parë.
Takimi nisi furishëm, ku madrilenët kaluan në epërsi që në minutat e para të lojës. Vinicius Junior përfitoi nga një gabim i Cassado, duke asistuar Mbappe-n, i cili me një gjuajtje mposhti Balden për rezultatin 1-0.
Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 22-të me talentin e ri Lamine Yamal, i cili shënoi një gol të bukur.
Më pas, katalanasit morën kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 35-të, pas rishikimit të VAR-it, u akordua penallti për Barcelonën, të cilën Lewandowski e shndërroi në gol për 2-1.
Vetëm pak minuta më vonë, Kounde dhuroi një asistim fantastik për Raphinhan, i cili me kokë shënoi për 3-1.
Ndeshja mori një ritëm edhe më të lartë gjatë minutave shtesë të pjesës së parë, ku Balde, pas një kundërsulmi të shpejtë, realizoi golin e katërt për Barcelonën, duke mposhtur portierin Courtois.
El Clasico ka dëshmuar edhe një herë se është sinonim i emocioneve dhe spektaklit. Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më dramatike, pasi Real Madridi nuk pritet ta pranojë këtë disavantazh të thellë.